Njësiti për deminim i Policisë së Kosovës ka tërhequr një mjet të dyshuar, bombë e improvizuar me detonator dhe telekomandë, nga pullazi i një kioske në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.
Kjo është bërë pasi një burrë ka raportuar në Polici se mbi kioskën, të cilën e përdorte si zyrë, ka vërejtur dy qese në të cilat dyshonte se ka mjete shpërthyese.
Rasti po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
“Magjistralja Ferizaj-Prishtinë 08.01.2024 – 22:30. Më 09.01.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se mbi kioskën që shërben si zyre, ka vërejtur dy qese në të cilat dyshohet se ka mjet shpërthyes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar –bombë e improvizuar me detonator dhe telekomandë”, thuhet në raportin e Policisë. Lidhur me rastin thuhet se është njoftuar prokurori.
-
Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në Luboten, intervenon FSK-ja dhe KFOR-i
-
Një mjet eksplodues me një letër kërcënuese lihen te dera e një objekti në Pejë, Policia intervenon
-
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë, intervenon FSK-ja
-
Gjendet mjet shpërthyes në një shtëpi në Rahovec, ndërhyn FSK-ja
-
KFOR-i tërheq një mjet shpërthyes në Ferizaj, e FSK-ja një tjetër në Gjakovë