Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona që dyshohet se kanë kryer veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”, në rrugën Pejë-Rozhajë.
Prokuroria Themelore në Pejë i ka thënë KOHËS se njëri prej të ndaluarve është i mitur. Ai është ndaluar për 24 orë, e personi tjetër për 48 orë.
“Dy persona me urdhër të prokurorit janë ndaluar për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë. Njëri prej tyre është ndaluar për 48 orë, ndërsa personi i mitur për 24 orë”, ka deklaruar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë.
Gjatë së dielës, një person ka raportuar në Polici se derisa po lëvizte me veturë është goditur me plumba.
Artikuj të ngjashëm
-
I mituri arrestohet në Pejë, dyshohet se theri me thikë një bashkëmoshatar
-
Arrestohen edhe dy të dyshuar për sulmin ndaj një polici në Pejë
-
Arrestohen dy të dyshuarit që kërkoheshin nga Policia për vrasjen në tentativë në Pejë
-
Arrestohet një i dyshuar në Pejë për “vrasje në tentativë”, goditi me veturë viktimën e iku
-
Arrestohet edhe një i dyshuar për vrasje në tentativë në Pejë