Në fshatin Carravranë në Malishevë janë arrestuar pesë persona të cilët pas një mosmarrëveshjeje ishin përfshirë në një rrahje.
Rasti ka ndodhur të enjten në mbrëmje dhe personat po dyshohen për lëndim të lehtë trupor, armëmbajtje pa leje e përdorim të armës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Fsh. Carravranë- Malishevë 07.12.2023-21:00. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si pasojë lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili është duke u trajtuar në QKUK”, thuhet në raportin e Policisë.
Nga njëri prej të dyshuarve thuhet se është konfiskuar një pushkë gjysmë automatike që dyshohet se është përdorur në rast por se me të nuk është qëlluar askush.
“Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.
LEXO EDHE: