Kronikë e zezë

Vdiq një grua pas vetaksidentit në Gërmovë të Vitisë

 

Një grua ka vdekur të mërkurën në mbrëmje pas një vetaksidenti në fshatin Gërmovë të Vitisë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi humbi kontrollin e veturës që drejtonte duke u përplasur frontalisht me një autobus që po lëvizte në kahun tjetër të rrugës.