Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se ka arrestuar dy persona të cilët lidhen me vrasjen e Liridona Murselit në fshatin Sinidoll të Prishtinës të mërkurën në mbrëmje.
Njëri nga të arrestuarit është bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, ka konfirmuar Policia dhe Prokuroria. Murseli kishte qenë një kohë edhe këshilltar i Behgjet Pacollit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç ka mësuar KOHA përmes burimeve, dorasi i dyshuari, G.P., e ka pranuar në Polici që ka kryer vrasjen dhe ka thënë se është paguar nga Naim Murseli. Murseli dhe autori i dyshuar janë bashkëfshatarë mes vete.
Policia ka kryer bastisje në dy lokacione në Gjakovë, nga vjen Murseli. Është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi.
Rasti po hetohet si vrasje me armë zjarri.
Fillimisht, ishte thënë se vrasja ka ndodhur pas një rasti që kishte të bënte me plaçkitje.
KOHA është interesuar të marrë vesh se nga kush përfaqësohet Murseli në prokurori e polici. Deri tash, s’ka marrë informacion.