1 perditesime
20:25

Vdiq këmbësorja e aksidentuar te “Rruga C”

Ka vdekur këmbësorja e cila u godit nga një veturë në rrugën "C" në Prishtinë. 

Ajo ishte goditur mbrëmjen e së martës dhe më pas ishte dërguar në QKUK. 

"Rreth orës 20:00, nga QKUK, jemi njoftuar se këmbësorja: D.G (femër) 56 vjeç, nuk ka arritë të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka vdekur. Lidhur me këtë rast  hetuesit policor të njësitit të trafikut kanë nisë një hetim ndërkohë që është arrestuar ngasësi i automjetit", ka thënë policia.

19:44

Vetura godet një këmbësore në “Rrugën C”

Një këmbësore ka marrë lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë në “Rrugën C” të martën në Prishtinë.

Sipas Policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.