Kronikë

Aksidentohet për vdekje një këmbësor në Pejë, policia në kërkim të të dyshuarit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e para të së dielës në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku është goditur për vdekje një këmbësor. Policia ka thënë se vdekjen e 41-vjeçarit Sh.M. e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa vetura që ka shkaktuar aksident është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia është në kërkim të të dyshuarit që e shkaktoi aksidentin.

“Më datë 26. 11. 2023 rreth orës 00:47 është pranuar informatë se në rrugën Bill Klinton në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë, e cila ka ikur nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar. Trupi i viktimës SH. G., mashkull 41 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa policia është duke punuar në identifikimin e automjetit të përfshirë në aksident si dhe në kërkim të ngasësit të automjetit”, thuhet në njoftimin e Policisë.