Kronikë e zezë

Banda shqiptare e drogës, që adhuronte “Scarfacen” e Al Pacinos, dënohet me 71 vjet burgim

 

Anëtarët e një bande shqiptare të drogës adhurues të Scarface të Al Pacino-s dhe që shpërndanin kokainë në komunitetet e Derbyshire janë burgosur për më shumë se 71 vjet.

Banda e drogës në County Lines prodhonte kokainë me vlerë më shumë se 1.1 milionë funte, të cilën e shpërndante në qytetet e të gjithë Midlands-it. Banda prej dhjetë personash drejtohej nga E.H., 36-vjeçar dhe vëllai i tij i vogël E.H., 34-vjeç, i cili drejtonte operacionin e drogës përmes ‘Eddie line’.