Përfshihen nga zjarri objektet ndihmëse prapa “Ibër-Lepencit” në Prishtinë
Pamje nga vendi i ngjarjes | Sekuenca nga video
Disa objekte janë përfshirë nga zjarri në Prishtinë, afër bulevardit “Bill Clinton”, prapa “Ibër-Lepencit”
Malë Gashi nga Brigada e Zjarrfikësve i tha KOHËS se zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes për fikjen e zjarrit dhe në objekte ka pasur gjësende të vjetra e mbeturina.
“Tashmë jemi në vendin e ngjarjes. Këtu ka shpërthyer zjarr në objekte ndihmese, ku kapasur gjëra/gjësende të vjetra (mbeturina). Nuk kemi informacione për të lënduar, nuk kemi informacione për shkaktarët e zjarrit”, thuhet në njoftimin e Gashit.