Arrest shtëpiak për të arrestuarit në veri që dyshohet se morën ryshfet
Gjykata Themelore u ka caktuar masën e arrestit shtëpiak tetë doganierëve dhe një zyrtari policor që të shtunën (18 nëntor) u arrestuan në veri të vendit për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetet zyrtar” dhe “marrje ryshfeti”.
Sipas njoftimit, Prokuroria ka kërkuar që të arrestuarve t’u caktohet masa e paraburgimit, ku zyrtari doganor V.M., që nga 2020-a, duke shfrytëzuar pozitën e tij, ka njoftuar një të dyshuar për kontrolle doganore në veri që të mundësojë kontrabandimin me mallra.
“Në rastin konkret të pandehurit dyshohen për kryerjen e veprave penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘Marrja e ryshfetit’, (bazuar në prova konkrete – video incizimet dhe audio incizimet sipas urdhëresave të gjykatës)”, thuhet në kërkesën e prokurorisë.
Zyrtarët e arrestuar janë hetuar nga fundi i 2021-s.