Kronikë

Tre të plagosurit mbrëmë në Prishtinë janë të mitur

Descriptive Text

Të tre personat e plagosur mbrëmjen e së premtes në Prishtinë janë të mitur.

Ata janë qëlluar me armë zjarri nga dy persona të tjerë.

Të plagosurit janë duke u trajtuar në QKUK, kurse të dyshuarit gjenden në arrati.

“Tre viktima meshkuj kosovarë -të mitur, janë duke u trajtuar në QKUK, pasi që të njëjtit janë qëlluar me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale tri gëzhoja të armës, në lidhje me rastin janë intervistuar pesë dëshmitar, dy të dyshuarit gjenden në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin ditor.