Arrestohen dy persona, dyshohet se mashtruan qytetarët duke u premtuar punë jashtë vendit
Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën dy persona të dyshuar për mashtrim.
Ata dyshohen se në vazhdimësi dhe bashkëkryerje gjatë viteve 2021-2022 kanë mashtruar persona të ndryshëm nga rajoni i Ferizajt duke u kërkuar para me qëllim të punësimit të tyre në Irak, Afganistan e Poloni. Ata dyshohet se kërkuan 2500 deri 3000 euro “për sigurim të kontratës së punës në një kompani”.
Në total dyshohet se kanë përfituar 80 mijë euro nëpërmjet mashtrimit.
I dyshuari N.L. është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa e dyshuara K.L. është liruar në procedurë të rregullt.
“Të dyshuarit janë intervistuar në prezence të avokateve mbrojtës ku i dyshuari me iniciale (N.L.) me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa e dyshuara (K.L.) është liruar në procedurë të rregullt.