Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Paraburgim për të pandehurin që dyshohet për grabitje në Ferizaj

grabitje

Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit F.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale grabitje.

Sipas njoftimit të Themelores, i pandehuri më 20 shtator të këtij viti, në një rrugë në Ferizaj, ka grabitur të dëmtuarin U.M., e nëpërmjet kanosjes ia ka marrë një telefon të firmës ‘Samsung A13’..

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“I pandehuri me dashje dhe me përgatitje paraprake, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, ka kryer grabitje në dëm të të dëmtuarit U.M., në atë mënyrë që me anë të kanosjes serioze dhe përdorimit të mjetit të rrezikshëm – thikës për ta sulmuar jetën apo trupin e të dëmtuarit, ia merr një telefon të markës ‘Samsung A13’, duke i shkaktuar dëm material në shumë prej dyqind (200) euro”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Ai do të qëndrojë në paraburgim një muaj.