Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj dhjetë personave, H.S., R.Gj., M.H., K.L., F.L., M.N., S.J., H.J., S.B. dhe Sh.J., për veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Sipas aktakuzë, të pandehurit H.S., R.Gj., M.H., K.L. dhe F.L., në bashkëveprim, deri më datën 7 shtator 2022, në regjioni e Pejës, “blejnë, furnizohen, ndërmjetësojnë dhe shesin armë e municion të llojeve të ndryshme, mes vete dhe personave tjerë”, ku në vazhdimësi thuhet se kanë kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, nga neni 364, paragrafi 1, e lidhur me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Të pandehurit, M.N., S.J., H.J., dhe S.B., sipas aktakuzës se ngritur nga prokurori i shtetit, në fshatin Drejë të komunës së Istogut, në bashkëveprim, pa autorizim kultivojnë bimën e kanabisit me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope dhe atë të llojit “Marihuan”, në fshatin e lartshënuar kanë kultivuar prej 92 (nëntëdhjetedy) copë bimë narkotike të llojit “Kanabis Sativa” në lartësi prej 200cm, me këto veprime kanë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272, paragrafi 1, lidhur me nenin 31, të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Tutje thuhet se i pandehuri M.N., akuzohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur nga Policia e Kosovës 42.65 gram narkotikë të llojit kokainë, me çka thuhet se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, nga neni 269, paragrafi 1, të KPRK-së.
“Po ashtu, i pandehuri M.N, akuzohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, paragrafi 1, të KPRK-së. Kurse, i pandehuri Sh.J, sipas aktakuzës, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, Policia e Kosovës tek i pandehuri në gjatë kishte gjetur në patentë shofer të falsifikuar të shtetësisë Finlandeze , për çka akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit” nga neni 390,paragrafi 1, të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Me këto veprime thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruara si me lartë.
“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë. Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë”, thuhet në njoftim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.