Kronikë

Arrestohet një 18-vjeçar në Prishtinë, dyshohet për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës - Armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës e ka arrestuar një 18-vjeçar në Prishtinë, me dyshimin se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë.

Sipas njoftimit policor, E.F. dyshohet se veprën e ka kryer më 26 qershor të 2023-s rreth orës 17:00, në fshatin Zllatarë.

Ndaj tij janë iniciuar veprat penale “vrasje në tentativë, bashkëkryerja” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I njëjti me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u dërgua në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.