Dy persona janë regjistruar të zhdukur gjatë fundjavës së kaluar në Kosovë.
Policia ka njoftuar të hënën se një ditë më parë, në Gjilan është raportuar për zhdukjen e një personi, për të cilin nuk është bërë e ditur se kur është larguar nga shtëpia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ankuesja femër kosovare ka informuar se viktima mashkull është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, ka njoftuar Policia.
Ndërkaq, rasti në Gjakovë është regjistruar të shtunën, ku një grua ka raportuar për largimin nga shtëpia të një burri, vendndodhja e të cilit nuk dihet.
Policia ka njoftuar se rasti është në procedurë hetimore.