Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Raportohet e zhdukur një grua në Gjakovë dhe një burrë në Lipjan

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Dy persona janë raportuar të zhdukur gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës. 

Njëri rast thuhet se ka ndodhur në Lipjan, ku një burrë është raportuar i zhdukur. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai thuhet se ka dalë nga shtëpia mëngjesin e 27 majit. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24 orësh. 

Kurse rasti tjetër ka ndodhur në Gjakovë ku e zhdukur është raportuar një grua.

Ajo thuhet se ka dalë nga shtëpia të mërkurën para mesnatës. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e saj”, thuhet në raportin policor.

Të dy rastet thuhet se janë duke u hetuar.