1 perditesime
19:43

Një zjarrfikës lëndohet gjatë fikjes së zjarrit në Lipjan

Një zjarrfikës ka pësuar lëndime gjatë përpjekjeve për fikjen e zjarrit në kooperativën bujqësore të shkollës “Adem Gllavica” në Lipjan, raporton ekipi i KOHËS nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se zjarrfikësi ka pranuar trajtim mjekësor, për shkak të tymit.

Sipas njoftimit, nga zjarri janë përfshirë dy objekte, një me ushqim për kafshë dhe një me pajisje bujqësore, si dhe dy serra. Rasti është raportuar rreth orës 19.

Policia ka thënë se po merret me rastin në bashkëpunim me zjarrfikësit.

Janë duke vazhduar punët për lokalizimin e zjarrit.

19:04

Përfshihet nga zjarri kooperativa bujqësore e shkollës “Adem Gllavica” në Lipjan

Kooperativa bujqësore e shkollës së mesme profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan është përfshirë nga zjarri.

KOHA ka arritur të sigurojë pamje nga vendi i ngjarjes, ndërsa zjarri dyshohet të jetë përhapur prej stërnishtave.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky rast, teksa njësitë policore dhe të zjarrfikësve gjenden atje.

KOHA ka provuar ta kontaktojë me Policinë, por deri në publikimin e artikullit nuk kanë qenë të qasshëm.

Zjarrfikësit po mundohen ta ndalin zjarrin që të mos përfshijë edhe objektet e tjera në kuadër të Kooperativës, ndërkohë janë shpëtuar delet brenda saj.

Nga flakët është përfshirë edhe punëtoria e drejtimeve teknike.

 

Image
Image