Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Vërmicë ka ndalur një 18-vjeçar tek i cili janë gjetur 8 gram substancë narkotike, që dyshohet të jetë kokainë.
I dyshuari ka qenë në veturë me tre persona të tjerë, që të gjithë shtetas të huaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë operacionit taktik është ndaluar një veturë me targa të huaja e cila pas nënshtrimit të procedurave të parapara në pikë kufitare, është selektuar për kontroll në vijën e dytë të kontrollit, ku gjatë kontrollit të mjetit të lartcekur në një kuti çamçakëzi brenda një çante është gjetur një qese me pluhur të bardhë, substancë e dyshuar e llojit kokainë, në sasi prej rreth 8 (tetë) gramësh”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari me iniciale Y.M. thuhet se e ka pranuar se sasia e substancës i përket atij dhe pas intervisitmit është liruar në procedurë të rregullt.
“Lidhur me rastin drejtuesi i mjetit i dyshuari Y. M. (viti i lindjes 2005) dhe pasagjerët me iniciale A. A. (viti i lindjes 2000), N. A. (viti i lindjes 1999) dhe E. O. (viti i lindjes 1999) që të gjithë shtetas të huaj, janë shoqëruar në zyrat e DHTN-së për intervistim, ku gjatë intervistimit nën prezencë të avokatit sipas detyrës zyrtare, i dyshuari me iniciale Y. M. ka pranuar se sasia e substancës së dyshuar i përket atij dhe se e njëjta është blerë në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftim.
Ndaj Y.M. thuhet se është iniciuar rasti “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Thuhet se për procedura të mëtejme hetimore janë sekuestruar pasaporta e personit të dyshuar dhe substanca e dyshuar narkotike janë sekuestruar për procedura të mëtejme hetimore.