Policia e Kosovës kapi një 18-vjeçar në Shtërpcë me 10 cigare të mbushura me marihuanë, pas një kontrolli në automjetin ku ndodhej.
Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, të premten, rreth orës 21:30, në fshatin Drajkovc, një automjet i tipit Audi Q8 me targa vendore nuk iu ndal për kontroll patrullës policore dhe vazhdoi lëvizjen. Pas asistimit nga një patrull tjetër, automjeti u ndal në qendrën e Shtërpcës.
Gjatë kontrollit të automjetit dhe të personave që ndodheshin brenda, siç thotë njoftimi, në bagazh u gjetën dhe sekuestruan 10 cigare të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale 10.52 gramë. Në automjet ndodheshin gjithsej katër persona, ndërsa 18-vjeçari pranoi se droga i përkiste atij.
Në lidhje me rastin u njoftua Njësia Anti-Drogë dhe prokurori i shtetit, i cili autorizoi ndërmarrjen e veprimeve hetimore, përfshirë intervistimin e të dyshuarit në prani të avokatit sipas procedurës.
Pas përfundimit të këtyre procedurave, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt, ndërsa tre personat e tjerë u intervistuan si dëshmitarë.
-
Operacioni policor çon në kapjen e 3 kilogramëve marihuanë, të dyshuarit në mbajtje
-
Tre të arrestuar në Ferizaj, sekuestrohet marihuanë, kokainë dhe mbi 1 mijë euro
-
Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen afro 18 kg marihuanë në Kaçanik
-
Arrestohet një person në Jarinje, iu gjet marihuanë gjatë kontrollit në kufi
-
Tri raste të shitblerjes së narkotikëve në 24 orët e fundit, një person në kërkim nga policia