Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se Departamenti i Krimeve të Rënda po kryen kontroll dhe sekuestrim të dëshmive në lokacione të ndryshme, që lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare, organizim të skemave piramidale e bixhoz të paligjshëm.
Kontrolli po kryhet në pesë lokacione.
“Sot që nga orët e hershme të mëngjesit, Inspektorati Policor i Kosovës (tutje IPK), i mbështetur nga njësi të reagimit të shpejtë të policisë është duke zbatuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, për kontroll dhe sekuestrim të dëshmive që do të gjenden gjatë kontrollit. Operacioni po zhvillohet në pesë (5) lokacione të ndryshme ndaj disa të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
KOHA ka tentuar të marrë detaje mbi aksionin e IPK-së, por ky institucion s’ka qenë i qasshëm deri në momentin e raportimit.
-
Arrestohet polici në Shtërpcë, dyshohet për përfshirje në skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm
-
Arrestohet i dyshuari për bixhoz, i sekuestrohen afro 42 mijë euro
-
Tre të arrestuar për bixhoz të paligjshëm në Deçan, sekuestrohen armë dhe çipa pokeri
-
11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë
-
Nga një muaj paraburgim tetë të dyshuarve pas aksionit kundër bixhozit të paligjshëm në rajonin e Mitrovicës