Kronikë

Arrestohet në Podujevë 21-vjeçari i dënuar për dhunim

Arrestim

Një 21-vjeçar i dënuar për veprën penale “Dhunim”, është arrestuar të enjten në Podujevë.

Policia ka njoftuar se i arrestuari kërkohej me urdhëresë të Gjykatës.

“Ndaj personit të dyshuar, E.A, mashkull, 21 vjeç, ka qenë aktive urdhëresa (dënim me tri vite burgim) për veprën dhunim”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më tej bëhet e ditur se pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit.