Kronikë

Sulmuan motrën, arrestohen gjashtë persona në një shtëpi

Policia

Gjashtë persona të një familjeje në Prishtinë janë arrestuar për sulm dhe pengim të policëve.

Policia kishte shkuar në shtëpinë e tyre pasi kishte marrë informacion për dhunë në familje. Ata më pas nuk kanë dashur të shkojnë në stacion policor, duke i penguar policët.

Dy prej të dyshuarave e kishin sulmuar fizikisht motrën e tyre.

“Pas informatës për dhunë në familje njësitë policore kanë arrestuar gjashtë të dyshuar pesë femra dhe një mashkull, dy prej tyre të mitur të gjithë kosovar, për shkak se në shtëpinë e tyre dy të dyshuara e kishin sulmuar fizikisht motrën e tyre, viktimën femër kosovare e cila kishte shkuar nga Fushë Kosova te shtëpia e prindërve të saj. Personat e dyshuar nuk iu kanë bindur urdhrave dhe kërkesës së zyrtarëve policor që të shkonin në stacion policor, por e kanë tensionuar situatën dhe penguar zyrtarët policor ta kryenin detyrën”, thuhet në raportin e PK-së.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.