Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën një burrë nga Qendra Integruese Rehabilituese në Shtime është dërguar pa shenja jete në Emergjencë.
“Raportohet se nga Qendra Integruese Rehabilituese, është dërguar pa shenja jete në emergjencë viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.
Lidhur me rastin me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.