Kronikë

Sulmohet me mjet të mprehtë një mjek në Ferizaj

Thike

Foto: Ilustrim

Një mjek kujdestar në Qendrën Emergjente në Ferizaj është sulmuar të shtunën me mjet të mprehtë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. Ndërsa ka njoftuar se deri te sulmi ka ardhur pas një mosmarrëveshje.

"Ferizaj, 24.06.2023 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, në Qendrën Emergjente të Ferizajt pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një mjetë të mprehtë (thikë) mjekun kujdestar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.