Një shpërthim në orët e hershme të mëngjesit është dëgjuar në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicën Jugore.
Nga burimet KOHA ka mësuar se dyshimet e para janë se aty është hedhur një granatë dore.
Dëme kanë pësuar disa lokale, ndërsa nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 03:20, është raportuar se në sheshin ‘Adem Jashari’ si pasojë e një shpërthimi janë dëmtuar xhamat e dy kafeneve dhe një dyqani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Rasti po vazhdon të hetohet.
Artikuj të ngjashëm
-
Hidhet një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë
-
EULEX-i e KFOR-i në vendin ku ndodhi shpërthimi në veri
-
Dy të lënduar nga shpërthimi i granatës së dorës në Mitrovicë të Veriut
-
Një granatë dore dyshohet se shpërtheu në orët e para të së dielës në veri të Mitrovicës
-
Shpërthim në veri të Mitrovicës