Kronikë

Plagosen dy persona në Fushë-Kosovë, arrestohet i dyshuari

Shiriti i Policisë

Foto: Ilustrim

Dy persona janë plagosur me armë të mërkurën pasdite në Fushë-Kosovë.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, teksa i dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar një armë e zjarrit.

“Rreth orës 16:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Peja’ në Fushë-Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, ku dyshohet të kenë marrë lëndime nga arma e zjarrit”, ka shtuar ajo.