Një person ka raportuar në Polici se është grabitur në vend të punës në një pikë të derivateve në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti raportohet të ketë ndodhur në orët e hershme të së shtunës.
Viktima pretendon se dy të maskuar, nën kërcënim të thikës, ia kanë grabitur një telefon celular dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
“Prishtinë 27.05.2023-04:14. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se derisa ka qenë duke punuar në një pikë të derivateve, dy persona të maskuar, njëri prej tyre me thikë duke e kanosur i kanë grabitur telefonin mobil dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë. , thuhet në raportin e Policisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.