Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të hënën rreth orës 12:50 një person në Sharpelj-Jarinjë, në brezin kufitar Kosovë – Serbi.
I dyshuari M.J. (1984) po synonte që me veturën e tij me targa serbe të udhëtonte në drejtim të Serbisë përmes rrugëve ilegale.
Gjatë kontrollit të veturës, në bagazh, atij i është gjetur një mitraloz.
“Policia e Kosovës ka ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore, arma është konfiskuar dhe pas konsultimit me prokurorin ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda në procedurë të rregullt për ”Kalim të pa autorizuar të vijës kufitare” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, thuhet në njoftimin e Policisë.
