Një person është gjetur i vdekur të dielën pasdite në Lipjan.
Policia ka njoftuar të hënën se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është regjistruar si “hetim i vdekjes”.