Kronikë e zezë

Nëna gjen djalin e vdekur në shtëpinë e tij në Rahovec

 

Policia e Kosovës njoftoi se një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Rahovec. Rastin në Polici e bëri të ditur të dielën nëna e tij, derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore.

Me urdhrin e prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.