Kronikë

Nëna gjen djalin e vdekur në shtëpinë e tij në Rahovec

Policia e Kosovës njoftoi se një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Rahovec. Rastin në Polici e bëri të ditur të dielën nëna e tij, derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore.

Me urdhrin e prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Ankuesja kosovare ka njoftuar se e ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij djalin e saj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.