Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sa armë u konfiskuan nga nipi i cili vrau axhën në Malishevë, Policia jep detaje

Të premten, 28 prill, një person u vra në fshatin Kijevë të Malishevës. Nipi dyshohet se për çështje pronësore vrau xhaxhain e tij.

I dyshuari është arrestuar menjëherë.

Rastin e ka paraqitur Policia edhe në raportin ditor. Aty thotë se nga i dyshuari janë konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

vr