Kronikë e zezë

Kapen armë në Prishtinë e në Fushë-Kosovë, arrestohet një i mitur

Foto: Policia e Kosovës
 

Policia e Kosovës i ka sekuestruar dy armë zjarri dhe një thikë në rajonin e Prishtinës të mërkurën, të tri raste të ndara.

Në rastin e parë, në rrugën “Haxhi Zeka” në kryeqytet një personi i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me 10 fishekë, ndërsa në fshatin Miradi në Fushë-Kosovë, është sekuestruar një armë e tipit “Zoraki” me 5 fishekë. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar.