Një person është arrestuar të dielën në Prizren, nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “dhunim”.
Policia ka njoftuar të hënën se i dyshuari është arrestuar rreth orës 18:10, ndërkaq nuk janë dhënë shumë detaje lidhur me rastin.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.