Kronikë e zezë

Policia jep detaje për vrasjen e të shtunës në “Arbëri” në Prishtinë

 

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen që ndodhi të shtunën në një hotel në “Arbëri” të Prishtinës.

Siç ka njoftuar Policia dy burra dyshohet se kanë qëlluar me armë në drejtim të një personi i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Të dyshuarit kanë marrë po ashtu lëndime dhe janë dërguar për trajtim në QKUK.