Kronikë e zezë

Zhduket një e mitur në Kaçanik

Foto: Ilustrim
 

Një e mitur është zhdukur nga fshati Kaçanik i Vjetër të premten.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se babai i vajzës ka raportuar se vajza e mitur i është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vendndodhjen e saj.