Kronikë

Aksion policor tek “Ambienti” në Pejë, Bordi e zyrtarët dyshohen për keqpërdorim të detyrës

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në kompaninë e pastrimit “Ambienti”, në Pejë, pasi sipas tij Bordi i kësaj ndërmarrje publike dhe zyrtarë të tjerë janë subjekt i hetimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ai ka thënë se Kosova nuk do të jetë më zonë e rehatisë për asnjë individ apo grup që cenon jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Epoka e tolerimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe pasurimit në kurriz të qytetarëve ka përfunduar. Njësiti policor kundër krimeve ekonomike sot ka zhvilluar operacion në Kompaninë e Pastrimit ‘Ambienti’ në Pejë. Bordi i kësaj ndërmarrje publike dhe zyrtarë të tjerë janë subjekt i hetimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe si çdo kush tjetër, do të japin llogari para drejtësisë për çdo keqpërdorim dhe dëm të shkaktuar”, ka shkruar Sveçla.

Sipas tij secili kryes i çdo lloj aktiviteti ilegal do të ballafaqohet me drejtësinë.

Image