Kronikë

Një burrë dyshohet se dhunoi një grua në Vushtrri

ngacmim, dhunim, policia e kosoves, hetimet, u dhunua, vajza, gruaja

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar në Vushtrri një burrë, nën dyshimin se ka dhunuar një grua.

Në njoftimin e Policisë të premten thuhet se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit viktima dërgohet për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.