Shqiptari arrestohet në hyrje të Kroacisë, u kap me 11 kg heroinë
Një shtetas shqiptar 20 vjeç është arrestuar mesnatën e 21 shkurtit në pikën kufitare të Batinës në kufirin Serbi – Kroaci pasi u kap me 11 kilogramë heroinë, shkruan “Indexi” kroat.
Oficerët kufitarë dyshonin se 20-vjeçari po transportonte drogë e më pas vetura u kontrollua nga një qen zbulues i drogës, i cili ka reaguar pozitivisht.
Oficerët gjetën 21 pako që përmbanin në total 10.92 kg heroinë – që u sekuestrua.
Shqiptari u arrestua menjëherë dhe u dërgua në paraburgim. Ai dyshohet për veprën penale “prodhim dhe trafikim i paautorizuar i drogës si pjesë e një grupi kriminal”.