Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur të vdekur një burrë në banesën e tij në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur të martën pasdite, në rrugën “Sylejman Vokshi”.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i vdekur në banesën e tij ku ishte duke banuar. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.