Policia e Kosovës ka arrestuar të martën dy persona në Suharekë, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje në një market në këtë qytet.
Në njoftimin e Policisë thuhet se të dyshuarit, në prani të avokatëve mbrojtës e kanë pranuar kryerjen e veprës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me datën 06.02.2023 në Stacioni Policor në Suharekë një ankues ka raportuar se gjatë orëve te natës i janë vjedhur mallra të ndryshëm nga shitorja ushqimor 'Market' i cili ndodhet në rrugën 'Nënë Tereza' në Suharekë. I dyshuari numër 1 është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, gjatë intervistimit ai pranon së në bashkëpunim me të dyshuarin numër 2 ka kryer rastin “vjedhje e rëndë” në marketin e lartshënuar. Pas një pune intensive nga ana e policisë është kapur edhe i dyshuari nr. 2 i cili është intervistuar në prani të avokatit gjithashtu”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të dyshuarit e moshës 33 dhe 32 vjeç janë ndaluar për 48 orë.