Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për disa vjedhje, në periudha të ndryshme kohore të këtij viti.
Sipas njoftimit të policisë të shtunën, vjedhjet janë kryer nëpër markete.
“Puna e hetuesve të stacionit policor veriu, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative dhe hetimore, kanë arrit që të arrestojnë personat e dyshuar: A.B . mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, L. Xh . mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe S. O. mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, dy nga personat e dyshuar me vendim prokurorit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku 11 raste të vjedhjeve.
-
Arrestohet e dyshuara për vjedhje në një market në Mitrovicë të Veriut
-
Arrestohet një person për vjedhje - gjërat e vjedhura i kthehen marketit
-
Aksion policor në Fushë-Kosovë, dy të arrestuar për disa vjedhje të rënda
-
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje
-
Arrestohen dy të dyshuar në Suharekë për vjedhje në një market