Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, të hënën rreth orës 11 është parandaluar futjen e një sasie të substancës narkotike dhe një telefoni mobil.
“Pas verifikimit të llojit të kontrabandës është konstatuar se në një qese në mënyrë të kamufluar, të hedhur nga jashtë kanë qenë të mbështjella një telefon Samsung dhe një sasi e dyshuar e substancës narkotike”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLidhur me rastin thuhet se është njoftuar Policia e Kosovës dhe janë iniciuar procedurat e tjera.