Kronikë

Prishtinë, gruaja raporton se u rrah nga bashkëshorti dhe nëna

Një grua në Prishtinë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe po ashtu nëna e saj, raporton Policia e Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në pasditen e të shtunës, ndërsa viktima ka marrë tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar e më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 04.02.2023-18:40. Viktima femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, dhe nëna e saj e dyshuara femër kosovare. Si pasoj viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.