Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia në kërkim të dy personave nga Drenasi

Policia e Kosovës është në kërkim të Burim Strumcakut dhe Valon Morinës, të kërkuar për implikim në veprat penale “privim i kundërligjshëm i lirisë”, “lëndim i lehtë trupor” dhe “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Sipas Policisë, Strumcaku nga fshati Abri e Epërme e Drenasit, 32-vjeçar, po kërkohet për veprën privim i kundërligjshëm nga liria, ndërsa Morina, 31-vjeçar nga fshati Çikatovë e Vjetër, po kërkohet për “lëndim i lehtë trupor” dhe “asgjësim apo dëmtim e pasurisë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia ka kërkuar nga qytetarët që ta ndihmojnë me ndonjë informacion që të lokalizohet vendndodhja e të dyshuarve.

Image
Image

“Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë arrestimit sa më të shpejtë të tyre”, thuhet në njoftimin policor.