Kronikë

Qëndroi në hotel disa herë por s’pagoi asnjëherë, arrestohet gruaja

Arrestim

Në një hotel në Graçanicë një vajzë ka qëndruar për periudha të ndryshme, por nga aty ka dalë pa paguar.

Policia ka identifikuar të dyshuarën dhe e ka arrestuar.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se njëjta nga data 06.08.2022-25.10.2022 në periudha të ndryshme ka qëndruar në një hotel dhe është larguar pa paguar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.