Kronikë e zezë

Aksident në Kamenicë, pesë të lënduar

 

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur në fshatin Boscë të Kamenicës pas orës 23:00 të së shtunës, ku për pasojë pesë persona janë lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, që ka njoftuar se një prej të lënduarve është dërguar drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.