Kronikë e zezë

Vdiq gruaja që u godit nga vetura në Fushë-Kosovë disa ditë më parë

Foto: Ilustrim
 

Një grua, që ishte goditur nga një veturë në Fushë-Kosovë më 16 janar, vdiq të shtunën në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Këmbësorja kishte marrë lëndime të rënda në aksidentin e 16 janarit, ndërsa drejtuesi i veturës ishte arrestuar dhe dërguar në mbajtje.