Kronikë e zezë

Vdiq i dyshuari për plagosjen e dyfishtë në Fushë-Kosovë

 

Ka vdekur i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë-Kosovë të shtunën, ka konfirmuar mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në Prishtinë, Ejup Govori. Ai ka thënë për KOHËN se i dyshuari është pranuar në QKUK në gjendje të rëndë, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Ndërkaq, siç ka njoftuar Policia, dyshohet se ai qe vetëplagosur pas lokalizimit të vendndodhjes nga ana e policisë.

Ai ishte i dyshuar për plagosjen e dy grave, nënë e bijë, të shtunën paradite në Fushë-Kosovë. Që nga momenti i plagosjes, ishte në arrati. Policia ka bërë të ditur se pas lokalizimit të vendndodhjes së tij, i dyshuari i armatosur ka shtënë në drejtim të policëve. Policia ka thënë se i dyshuari besohet të jetë vetëplagosur, por se janë duke u zhvilluar hetimet për zbardhjen e rastit.